Milani në kërkim të drejtorit të ri sportiv, Igli Tare një mundësi serioze

Kërkimi i Milanit për një drejtor sportiv të ri pritet të vazhdojë edhe në muajin maj, duke shtuar pyetje mbi profilin e kandidatit të duhur për këtë pozicion. Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, nuk pritet që vendimi për emërimin e drejtorit të ri të merret në fillim të majit, pasi në mes të muajit, kuqezinjtë do të përballen në finalen e Kupës së Italisë, një ngjarje që mund të ndikojë në shtyrjen e këtij procesi.
Kjo periudhë pranverore është vendimtare për Milanin, pasi është koha kur ndërtohen skuadrat dhe vendosen drejtimet strategjike. Pozita e drejtorit sportiv është e dyta më e rëndësishme në klub, dhe CEO-i i Milanit, Giorgio Furlani, po e analizuar me kujdes çdo mundësi. Skuadra e Milanit ka një bazë të fortë për të ndërtuar një cikël të ri, por është e nevojshme një trajner i duhur dhe një merkato verore që ta përforcojë atë.
Në këtë kontekst, Furlani ka pasur takime personale me Igli Taren, ish-drejtorin sportiv të Lazios, dhe marrëdhëniet me të janë përditësuar së fundmi. Tare, një nga emrat më të vlerësuar në botën e futbollit, është konsideruar si një mundësi serioze për rolin e drejtorit sportiv te Milani. Ai ka pasur një karrierë të suksesshme 15-vjeçare te Lazio, ku u bë një figurë kyçe në strukturën teknike të klubit. Pas largimit nga Lazio në vitin 2023, Tare është i lirë për të firmosur me çdo klub dhe emri i tij vazhdon të jetë në qendër të diskutimeve për Milanin.
Për momentin, vendimi për drejtorin sportiv të Milanit mbetet pezull, por me të kaluarën dhe eksperiencën e tij të pasur, Igli Tare mund të jetë një zgjedhje e rëndësishme për të ardhmen e klubit.