Kosova

Miftaraj lavdëron aktgjykimin e Gjykatës Supreme: “Kështu mbrohet shteti dhe vendoset ligjshmëria”

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka përshëndetur vendimin e fundit të Gjykatës Supreme, e cila ka konstatuar se nxjerrja e akteve nënligjore nga ministrat që njëkohësisht janë edhe deputetë, përbën shkelje të Kushtetutës.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Miftaraj ka theksuar se ky aktgjykim përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e shtetit ligjor dhe në mbrojtjen e rendit kushtetues nga veprime arbitrare.

“Duke pirë kafe dhe lexuar aktgjykimin e Gjykatës Supreme. Kështu mbrohet shteti dhe vendoset ligjshmëria. Bravo Gjykata Supreme”, ka shkruar ai.

Aktgjykimi i djeshëm ka marrë vëmendje të gjerë publike dhe juridike, pasi ndikon drejtpërdrejt në ndarjen e pushteteve dhe ndalon përqendrimin e funksioneve legjislative dhe ekzekutive në një dorë të vetme.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button