Lajme

Meta rikujton ndërtimin e superstradës Lezhë–Shkodër dhe akuzon qeverinë për neglizhencë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka ndarë një mesazh politik në rrjetin social Facebook, duke rikujtuar kontributin e tij në ndërtimin e superstradës Lezhë–Shkodër gjatë kohës që ishte Kryeministër. Meta e ka cilësuar këtë vepër si një nga arritjet më të rëndësishme infrastrukturore të realizuara plotësisht me fonde të buxhetit të shtetit, duke e konsideruar si një simbol shprese për Veriun e Shqipërisë.

Në postimin e tij, Meta ka akuzuar qeverinë aktuale për neglizhencë dhe përçmim ndaj Veriu, duke e cilësuar periudhën e 12 viteve të fundit si një kohë të humbur për zhvillimin e kësaj zone. Ai ka shtuar se ky projekt ka sjellë një lidhje më të fortë të Shqipërisë me Europën dhe ka dhënë një impuls të ri për turizmin në zonën e Veriut.

Ish-Kryeministri ka bërë thirrje për një ndryshim të menjëhershëm pas zgjedhjeve të 11 majit, duke premtuar rikthimin e investimeve dhe një të ardhme të lavdishme për Veriun. Ai ka ftuar qytetarët të mbështesin Koalicionin “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

“Sa herë që udhëtoj drejt Shkodrës, ndihem vërtet krenar, që megjithëse në kohë të vështira si Kryeministër, realizova superstradën Lezhë-Shkodër. Vepra më e madhe e infrastrukturës rrugore e realizuar tërësisht me buxhetin e shtetit,” ka shkruar Meta, duke theksuar se ky projekt ishte një hap i rëndësishëm për zhvillimin e Veriu dhe për lidhjen më të ngushtë me Europën.

Në fund të postimit, Meta i ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë për Koalicionin “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” dhe për të mbështetur kandidaturën e tij në Qarkun e Tiranës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button