Sport

Mesfushori çek Jakub Jankto tërhiqet nga futbolli për shkak të dëmtimit dhe familjes

Mesfushori çek Jakub Jankto, i cili kishte luajtur për dy sezone te Cagliari, ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli profesional. Lajmin ai e bëri publik përmes një historie në Instagram.

“Kam marrë shumë mesazhe për të ditur nëse do ta vazhdoj karrierën time futbollistike. Për fat të keq përgjigjja është jo. Arsyeja është e thjeshtë: kam pësuar një dëmtim shumë të rëndë, ligamenti i kyçit të këmbës është dëmtuar plotësisht. Po përpiqesha ta tejkaloja për të përballuar sezonin”, shkruan Jankto.

Ai shton se vendimin përfundimtar e mori për të qenë më pranë djalit të tij David, i lindur nga lidhja me modelen Marketa Ottomanska: “Pika kyçe është djali im, dua të kaloj më shumë kohë me të, prandaj vendosa të zhvendosem në Pragë. Faleminderit të gjithë atyre që më kanë mbështetur.”

Jankto është i njohur edhe për guximin e tij jashtë fushës, pasi më 13 shkurt 2023 bëri një deklaratë historike duke u bërë futbollisti i parë i një kombëtareje të madhe që shpalli publikisht se ishte homoseksual.

Pas përvojave te Udinese, në verën e vitit 2023 ai u rikthye në Serie A për të luajtur nën drejtimin e Claudio Ranierit, trajneri që e kishte stërvitur edhe te Sampdoria.

Ky vendim vjen pas një karriere të shquar në futboll, por Jankto tashmë ka vendosur të përqendrohet te familja dhe shëndeti i tij.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button