Kosova
Kryesore

Mërgimtarët po përballen me pritje deri në 90 minuta në kufijtë e Kosovës

Mërgimtarët që po largohen nga Kosova sot në mëngjes po përballen me pritje të gjata në pikat kufitare.

Sipas të dhënave të përditësuara në ora 08:06 nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikat kufitare Dheu i Bardhë dhe Merdarë pritjet arrijnë deri në 90 minuta.

Ndërkohë, pritje deri në 30 minuta po shënohen edhe në pikën kufitare të Jarinjës.

Autoritetet u bëjnë thirrje udhëtarëve të shfrytëzojnë edhe pikat e tjera kufitare për të shmangur kolonat dhe vonesat.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button