Kosova

Mërgim Bregaj, me fokus në rininë dhe sportin!

Mërgim Bregaj e sheh sportin jo vetëm si aktivitet fizik, por si shkollë jetësore që edukon, bashkon dhe fuqizon rininë. Kandidatura e tij për Asamblenë Komunale të Prishtinës është e lidhur ngushtë me përvojën e tij në komunitetin rinor dhe me besimin e thellë se sporti është një nga mjetet më të fuqishme për ndërtimin e shoqërise të shëndetshme, të disiplinuar dhe me vlera.

 

Në Prishtinë, përkundër potencialit të madh të të rinjve, mungojnë hapësirat e mjaftueshme për aktivitete sportive, qendrat rinore janë të pakta dhe shpesh të papajisura, ndërsa përkrahja për sportet e lagjes ose për iniciativat vullnetare është minimale. Kjo mungesë investimi në sport dhe rekreacion ka ndikuar drejtpërdrejt në pasivizimin e të rinjve, largimin e tyre nga aktivitetet komunitare dhe, për pasojë, në përkeqësimin e shëndetit fizik dhe mendor.

 

Mërgimi beson se çdo lagje duhet të ketë një fushë sportive funksionale, çdo shkollë një sallë të pajisur, dhe çdo i ri mundësi të barabartë për të zhvilluar talentin e tij. Për të, sporti nuk është luks, por domosdoshmëri edukative, sociale dhe psikologjike për brezat e rinj.

Ai angazhohet për: Krijimin e infrastrukturës moderne për sportin dhe rekreacionin në të gjitha lagjet e Prishtinës; Përkrahjen e klubeve sportive rinore dhe organizatave vullnetare që promovojnë sportin për të gjithë; Organizimin e aktiviteteve dhe garave komunale që nxisin bashkëpunimin dhe shëndetin mes të rinjve; Nxitjen e bashkëpunimit mes shkollave, komunës dhe sektorit privat për investime në sport dhe kulturë fizike.

 

Mërgim Bregaj është zëri i brezit që kërkon më shumë lëvizje dhe më pak beton, më shumë energji dhe më pak apati, më shumë shpresë përmes bashkëpunimit dhe më pak ndarje. Me të në Kuvendin Komunal, sporti do të marrë vendin që meriton – në qendër të jetës rinore dhe komunitare të kryeqytetit.

 

👉 Voto 165.

👉 Voto Mergim Bregaj Nr. 16 “Prishtina në dorën tënde”- PDT.

👉 Voto për kryeqytetin e qytetarëve të saj!

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button