Menaxheri i Donnarummas paralajmëron padi ndaj PSG-së pas largimit të papritur

Menaxheri i portierit italian Gigio Donnarumma, Enzo Raiola, ka paralajmëruar një padi ligjore ndaj Paris Saint-Germainit, pas ndarjes së papritur mes palëve dje.
Donnarumma, i konsideruar si një nga portierët më të mirë në botë dhe një nga meritorët kryesorë të suksesit të PSG-së në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar, u la jashtë skuadrës pa paralajmërim.
“Nga fjalët e Gigio mund të kuptoni që ai ndihet mjaft keq për atë që ndodhi. Jam i befasuar dhe pa fjalë. Nuk e prisja këtë, pas viteve të respektit, gjithçka u rrëzua në vetëm 10 ditë,” tha Raiola për “Sky Sport Today”.
Ai shtoi se skuadra e tyre e avokatëve po shqyrton mundësinë e ngritjes së një ankese ligjore. Raiola gjithashtu deklaroi se Donnarumma kishte pranuar një ulje page dhe ishte i lumtur, por më pas PSG ndryshoi vendimin e tij.
“E kuptoj transferimin e një portieri tjetër… Por të largosh Gigion në këtë mënyrë është një mungesë e madhe respekti nga trajneri dhe nga e gjithë organizata e PSG-së,” shtoi Raiola, duke akuzuar klubin për kërkesa të ekzagjeruara dhe fokus vetëm tek aspekti financiar.
Menaxheri italian tha se ditët në vijim do të përpiqen të kuptojnë pozicionin e PSG-së dhe do të veprojnë në përputhje me ligjin.