Lajme

Meloni mbërrin në Tiranë, Rama në qendër të vëmendjes me një gjest të pazakontë në tapetin e kuq

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, ku është pritur nga homologu i saj shqiptar, Edi Rama. Pavarësisht shiut që binte, Rama hoqi çadrën dhe u ul në gjunjë përpara Melonit, në një gjest që tërhoqi menjëherë vëmendjen e mediave dhe pjesëmarrësve në ngjarje.

Ky nuk është rasti i parë kur kreu i qeverisë shqiptare spikat me sjellje që bien në sy gjatë eventeve ndërkombëtare apo vizitave zyrtare. Në të kaluarën ai është parë duke përqafuar, puthur apo surprizuar personalitete të ndryshme në mënyra jo formale. Po ashtu, veshja e tij me atlete në ngjarje protokollare është bërë një shenjë dalluese e stilit të tij.

Pas akuzave të opozitës për parregullsi dhe manipulime në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Rama vijon të jetë në fokusin e kritikëve që e akuzojnë për sjellje populiste dhe servilizëm në raport me udhëheqësit e vendeve të BE-së.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button