Media suedeze: “Suedia humbi dinjitetin pas disfatës nga Kosova”

Humbja 2:0 ndaj Kosovës në Prishtinë ka shkaktuar reagime të ashpra në opinionin sportiv suedez. Gazetari i njohur i Sportbladet, Simon Bank, e ka cilësuar këtë rezultat si goditje të rëndë për futbollin suedez, duke theksuar se ekipi i tij nuk humbi vetëm pikët, por edhe dinjitetin.
“Pas kësaj mbrëmjeje në Prishtinë, nuk do të flasim më për Kupën e Botës. Do të flasim për baziken, si të luajmë futboll në përgjithësi. Të humbësh ndeshjet është një gjë. Të humbësh dinjitetin sikur tani është diçka krejt ndryshe”, shkroi Bank në komentin e tij.
Ai madje shprehu një ndjenjë “shokimi pozitiv” për paraqitjen e Kosovës:
“Më godit fort në fytyrë dhe unë ndihem i gjallë. Faleminderit për këtë Kosovë”, u shpreh ai.
Gazetari suedez vlerësoi lojën e Kosovës, mënyrën e organizimit dhe ndryshimet e bëra gjatë ndeshjes, ndërsa kritikoi ashpër mbrojtjen e Suedisë, duke theksuar se nuk është në të njëjtin nivel me sulmin.