Mbyllet numërimi i votave në Lushnjë, PS ruan epërsinë në të dy KZAZ-të

Është mbyllur procesi i numërimit të votave në të dy Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) në Lushnjë, për zgjedhjet vendore të 11 majit. Procesi u finalizua në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke dhënë një panoramë të qartë të rezultateve për subjektet politike pjesëmarrëse.
Në KZAZ 56, që përfshin qytetin e Lushnjës dhe rrethinat, numërimi i 64 kutive të votimit përfundoi rreth orës 3 të mëngjesit. Nga gjithsej 43,090 votues në listë, 17650 persona ushtruan të drejtën e votës. 486 vota rezultuan të pavlefshme.
Rezultatet për subjektet politike ishin si më poshtë:
Partia Socialiste (PS) – 10,531 vota
Partia Demokratike – ASHM – 4,812 vota
Shqipëria Bëhet – 598 vota
Mundësia – 435 vota
Partia Socialdemokrate (PSD) – 54 vota
Ndërkohë, në KZAZ 55, që mbulon njësitë administrative të bashkisë Lushnjë, numërimi i 92 kutive përfundoi rreth orës 6 të mëngjesit. Nga 24,890 votues që morën pjesë, 1,071 vota rezultuan të pavlefshme.
Rezultatet ishin:
Partia Socialiste (PS) – 15,843 vota
Partia Demokratike (PD) – 5,782 vota
Shqipëria Bëhet – 1,206 vota
Mundësia – 446 vota
Në të dy KZAZ-të e Lushnjës, Partia Socialiste ka dalë forcë dominuese, duke mbajtur një avantazh të ndjeshëm ndaj rivalëve politikë. Ndërkohë, pjesëmarrja në votime ka qenë rreth 41% në KZAZ 56 dhe mbi 57% në KZAZ 55.