Kosova

Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së, lista e dëshmitarëve mbetet konfidenciale

Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se lista e dëshmitarëve që pritet të paraqiten në mbrojtje të tyre mbetet konfidenciale.

Megjithatë, në media kanë qarkulluar disa emra të njohur ndërkombëtarë, si Wesley Clark, William Walker dhe Bernard Kouchner, të cilët ishin përmendur edhe në një listë të publikuar nga mbrojtja në vitin 2022.

Sipas informacioneve, mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi pritet të thërrasë 11 dëshmitarë, shumica prej të cilëve do të paraqiten në seanca të hapura. Në anën tjetër, mbrojtja e Jakup Krasniqit ka planifikuar të ftojë dy dëshmitarë në sallë, ndërsa dy të tjerë kanë dhënë tashmë dëshmitë e tyre me shkrim.

Në korrik, ekipet mbrojtëse të Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit njoftuan se nuk do të paraqesin dëshmi mbrojtëse.

/REL

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button