Kosova

Mbi 2,400 gjoba trafiku dhe 142 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka intensifikuar kontrollet në rrugët e vendit, duke shqiptuar 2,498 gjoba për kundërvajtësit e trafikut vetëm në 24 orët e fundit.

Sipas raportit ditor, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 142 aksidente trafiku, prej të cilave 103 me dëme materiale dhe 39 me të lënduar.

Ndërkohë, në kuadër të operacioneve të përditshme, policia ka arrestuar 19 persona. Tetë prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa një person po vazhdon vuajtjen e dënimit.

Policia apelon për kujdes dhe respektim të rregullave të trafikut, me qëllim të ruajtjes së sigurisë në rrugë dhe parandalimit të aksidenteve.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button