Sport

Mbappe vonohet pas ndeshjes, Real Madridi niset pa të – arsyeja lidhet me testin antidoping

Kylian Mbappe përjetoi një situatë të pazakontë pas ndeshjes së Real Madridit ndaj Borussia Dortmundit në kuadër të Kupës së Botës për Klube.

Pas fitores dhe sigurimit të kualifikimit në gjysmëfinale, lojtarët e “Los Blancos” u nisën drejt aeroportit për t’u rikthyer në qendrën e tyre të grumbullimit në Palm Beach, Miami. Por, autobusi i ekipit u nis pa yllin francez.

Mbappe mungoi në nisje, duke shkaktuar habi te të pranishmit. Më pas u bë e ditur se ai ishte ndaluar për t’iu nënshtruar një testi antidoping, proces që zgjati gati një orë. Vetëm pas përfundimit të të gjitha procedurave në stadiumin “MetLife”, ai u lejua të largohej.

Sulmuesi i kthyer rishtas nga një gjendje gripale kishte munguar në fazën e grupeve të turneut, por u rikthye në fushë në këtë përballje.

Ngjarja nënvizon edhe një herë rigorozitetin e kontrolleve antidoping në garat ndërkombëtare, pavarësisht profilit të lojtarëve.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button