KryesoreLajme

Mazniku: PS në Elbasan do të marrë 9 mandate, Alizoti përdor gjuhë moçali – PD pa ofertë, vetëm alibi para humbjes

Drejtuesi politik i PS për qarkun Elbasan Arbjan Mazniku, ka deklaruar se PS në Elbasan do të marr 9 mandate. Ai iu përgjigj edhe sulmeve të Tomor Alizotit se PD i cili kërcënoi PS duke thënë ‘Do t’ju hamë të gjallë’. Mazniku tha se Alizoti përdorur një gjuhë moçali tipike të kënetës.
PS në Elbasan do të marr 9 mandate’, kështu është shprehur drejtuesi politik i PS për qarkun Elbasan Arbjan Mazniku.

I ftuar ditën e sotme në emision ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, ai iu përgjigj edhe sulmeve të Tomor Alizotit se PD i cili kërcënoi PS duke thënë ‘Do t’ju hamë të gjallë’. Mazniku tha se Alizoti përdorur një gjuhë moçali tipike të kënetës.

‘Fushata është duke shkuar mirë dhe ne jemi duke takuar njerëzit në të gjitha njësit administrative dhe unë sot kamë qenë në Shushicë dhe Cërrik. Kjo lloj gjuhe si shkon fare atij që është udhëtimi ynë para, ne synojmë që të shkojmë drejt BE dhe kjo është gjuhë moçali dhe janë këto kuak- kuak tipike të një kënete të qelbur. Alizoti gjuhë moçali tipike e kënetës. PS në Elbasan do të marr të paktën 9 deputet’, tha ai. Teksa u ndal tek shifra prej 6 milionë dollarë të PD për lobim në SHBA, ai tha se kjo është një vlerë e madhe që përdoret për lobim.

‘Është vlerë e madhe e lobimi, dhe lidhet me hallin që do të zgjidh PD. Një forcë politike duhet të lobojë për hallin e një lideri. Nuk dihet se ku janë gjetur paratë për hallin e një njeriu, është tregues i arsyes së këtyre zgjedhjeve. Kemi një forcë politike që synon që ne në 2027 të marrin firmosjen e traktatit të Shqipërisë në BE. Ne do të mbyllim detyrat tona të negocimit deri në 2027’, tha ai.

Lidhur me akuzat e PD se PS në Elbasan bashkëpunon me bandat, ai tha se këto janë alibi që ngrihen nga PD.

‘PS punon në mënyrë sistematike me strukturat në të gjithë qarkun, ne kemi njerëz në çdo njësi dhe komunë e bashki dhe punojnë për PS. Këto janë alibi sistematike të kundërshtarëve tanë para humbjes që i pret në 11 maj, është një alibi që ngrihet nga ata’, tha ai.

Mazniku u ndal edhe tek investimet që do të bëjë PS në qarkun e Elbasanit.

‘Është duke u financuar pjesa tjetër e Bypass të Elbasanit, do të bëjë të gjithë kalimin në pjesën e poshtëm te lumit që lidhet nga labinoti deri në Qaftë Thanë duke e kthyer Elbasanin në zemër të Shqipërisë. Kemi projektin e rivitalizmit të Kalasë së Elbasanit është nga objektet më të bukura dhe ka një atraksion të madh turistik. Po ashtu është projekti auto moto park që do të ndiqet nga 1 miliardë veta. E dinë se janë para një humbje, s’kanë asnjë ofertë dhe janë aty për të zgjidhur hallet e një grupi njerëzish, dhe pastaj në 12 do të thotë na vodhën’, tha ai.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button