Lajme
Mashtronte qytetarët me identitet të rremë – arrestohet 21-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 21-vjeçar, i cili dyshohet se ka mashtruar në mënyrë të përsëritur disa qytetarë, duke përdorur identitet të rremë për t’iu marrë para.
Sipas njoftimit zyrtar, i riu u kap në flagrancë pikërisht në momentin kur shkoi për të marrë një shumë parash nga një 26-vjeçare, e cila kishte rënë më parë pre e skemës së tij mashtruese.
Materialet procedurale i janë referuar tashmë Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.
Policia ka vijuar hetimet për të zbuluar nëse ka edhe persona të tjerë të dëmtuar nga veprimtaria e tij.