KryesoreLajme
Kryesore

Masakër zgjedhore/ Franc Nuri denoncon manipulime zgjedhore në Tiranë: “Treni bullgar” dhe mbushje kutish në qendrat e votimit

Franc Nuri, përfaqësues i PD në KQZ, u shpreh se procesi zgjedhor në disa zona të vendit është shoqëruar me shkelje serioze dhe manipulime flagrante.

Ai denoncoi rastin konkret të një skeme të dyshuar për mbushje kutish në Tiranë, që ilustron një problem të përhapur në rang kombëtar. Nuri theksoi përdorimin e metodës së njohur si “treni bullgar”, që lidhet drejtpërdrejt me blerjen dhe shitjen e votës. Në këtë kuadër, ai kërkoi transparencë të plotë dhe administrimin urgjent të pamjeve filmike nga qendrat e votimit problematike.
Deklarata:

Jemi në një fazë ku po grumbullojmë të gjitha provat lidhur me krimet zgjedhore, sepse, ashtu siç e pamë edhe dje, pati një rast të qartë në Tiranë që ilustron atë që ka ndodhur në të gjithë Shqipërinë, dhe që lidhet me mbushjen e kutive të votimit.

U fol gjithashtu për fenomenin e njohur si ‘treni bullgar’ ose ‘karuseli’, që nënkupton marrjen e një flete votimi nga brenda qendrës së votimit, plotësimin e saj jashtë, dhe më pas dorëzimin tek një person të cilit i është blerë vota. Ky person ka detyrimin ta fusë fletën e plotësuar në kutinë e votimit.

‘Treni bullgar’ lidhet drejtpërdrejt me blerjen dhe shitjen e votës. Dje, në mes të Tiranës, u konstatua një rast i dyshuar për mbushje kutish, pasi bëhej fjalë për fletë të tëra votimi në njësinë nr. 9, KZAZ 40, të cilat nuk ishin përthyer sipas mënyrës standarde për t’u futur në kutinë e votimit. Ato ishin përthyer në mënyrë jo të zakonshme, në katërshe, dhe të vendosura në stivë.

Të gjithë e kanë kuptuar që ato fletë mund të ishin futur në kuti vetëm në një mënyrë: duke hapur kapakun e kutisë së votimit dhe më pas duke e mbyllur sërish.

Fakti që ka një situatë kaq të dyshimtë na shtyu që edhe ne, si Partia Demokratike, të kërkojmë administrimin e pamjeve filmike nga kamerat, të paktën për 6 QV. Sipas dijenisë sonë, edhe në QV të tjera ka pasur probleme.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button