
Juristi i Partisë Demokratike, Marash Logu ka denoncuar një tjetër skandal me votën e diasporës të administruar nga KQZ.
Në postimin e tij në Facebook, Logu ka nxjerrë shifrat e publikuara nga faqja online e KQZ, ku logjikisht zarfat e numëruar duhet të ishin më pak se totali i tyre, meqënëse ende nuk ka përfunduar numërimi.
‘Vota e Diasporës në shifra! 2902 zarfe nga 2896 zarfe në total’, shkruan Logu në Facebook.