Manchester United nënshkruan “Mohamed Salahun e ri” për 70 milionë funte – Bryan Mbeumo impresionon trajnerin Ruben Amorim

Manchester United kanë qenë shumë aktivë në afatin kalimtar të verës dhe duket se kanë arritur të sigurojnë “Mohamed Salahun e ri” me një transferim prej 70 milionë funtesh.
Bryan Mbeumo, ylli i ri i “Djajve të Kuq”, vjen nga Brentford ku sezonin e kaluar shënoi 20 gola dhe dha 9 asistime në 42 ndeshje në të gjitha garat. Të dhënat tregojnë se Mbeumo është më i afërti me stilin e Mohamed Salah, golashënuesit dhe asistuesit më të mirë të Premier League 24/25, me 29 gola dhe 18 asistime për Liverpool-in.
Manchester United po ndërton një skuadër të fortë nën drejtimin e Ruben Amorim, duke afruar gjithashtu Matheus Cunha dhe Diego Leon, dhe janë pranë nënshkrimit me Benjamin Sesko nga RB Leipzig dhe mesfushorin e Brighton, Carlos Baleba.
Trajneri Ruben Amorim përgëzoi debutimin e Mbeumo te United:
“Mendoj se luajti mirë. Duhet të kuptojë pozicionin dhe lëvizjet. Por prekje e parë, lidhja me një prekje, hapi shumë hapësira. Nuk është në formë perfekte fizike, por bën shumë vrapime që shtrijnë skuadrën. Gjithçka që prisja, ai e dha.”
United do të nisë fushatën e Premier League këtë fundjavë me një ndeshje të vështirë kundër Arsenalit në Old Trafford.