Sport

Manchester City siguron finalen e 14-të të FA Cup pas fitores 2-0 ndaj Nottingham Forest

Manchester City ka arritur finalen e 14-të të FA Cup, duke mundur Nottingham Forest 2-0 në një ndeshje që e dominoi nga fillimi deri në fund. City e filloi ndeshjen fuqishëm, duke shënuar që në minutën e dytë me Rico Lewis, pas një asistimi të Mateo Kovacic.

Mancheater City – Nottingham Forest 2-0
Nottingham Forest pati vështirësi të përballej me presionin e City-t, dhe pavarësisht disa mundësive, ata nuk mundën të shënonin. Pjesa e parë përfundoi 1-0, me Forest që kishte vetëm 23% të mbajtjes së topit.

Në pjesën e dytë, City shtoi epërsinë pas gjashtë minutash, kur Josko Gvardiol shënoi nga një goditje këndi e Omar Marmoush. Megjithëse Forest tentoi të reagonte, duke goditur dy herë shtyllat, porta e City-t mbeti e paprekur. Tani ‘qytetarët’ do të përballen me Crystal Palace në finalen e FA Cup.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button