Sport

Malisheva prezanton futbollistin argjentinas Agustin Rojas

Malisheva ka bërë një përforcim të ri në skuadër, duke njoftuar transferimin e futbollistit argjentinas Agustin Rojas.

Rojas nuk i është i panjohur futbollit kosovar, pasi ka luajtur më parë për Prishtinën e Re, ndërsa ka pasur eksperiencë edhe në Superioren shqiptare me Erzenin.

Klubi ka uruar mirëseardhjen e lojtarit të rritur në akademinë e Racing Club në Argjentinë, duke shprehur pritshmëri që bashkërisht të arrijnë objektivat e këtij sezoni.

Në faqen zyrtare në Facebook, Malisheva ka publikuar edhe një video-prezantim të Agustin Rojas, ku tifozët mund ta njohin më mirë futbollistin e ri.

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button