
Ish diplomati Mal Berisha, shprehet se diplomatët e akredituar në Tiranë nuk raportojnë gjendjen reale të demokracisë së Shqipërisë apo edhe abuzimet e qeverisë në pushtet dhe kabinetit të Edi Ramës.
I ftuar në emisionin Task Force në Syri Tv nën moderimin e Sonila Meços, Berisha tha se ambasadorët e BE-së apo dhe vendeve të tjera Perëndimore, nuk kanë një rezyme të formimit dtë tyre, më shumë se sa janë emra të përzgjedhur nga George Soros.
Për gjithë sa ndodhi më 11 maj, në procesin zgjedhor të parlamentareve 2015, ish diplomati njoftoi dërgimin e një letre prej tre faqesh, Presidentes së Komisionit Evropian, Urusla Von der Leyen dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, si për t’u tërhequr vëmendjen mbi atë së çfarë ndodh në Shqipëri.
Ish diplomati, nuk ngurroi ta vinte theksin gjithashtu samiti evropian që do të mbahet në Shqipëri më 16 maj, si mjet propagandistik nga Rama dhe PS përgjatë fushatës elektorale të socialistëve.
Ky lloj ekapsulimi i plotë i asaj që ndodh në Shqipëri. Izolimi i plotë i daljes jashtë të gjërave që ndodhin brenda, është një problem i hershëm. Ne kemi venë re që në selitë diplomatike të tyre ka vite që janë ambasadorë pa rezyme, që në vendin e tyre e kanë marrë si dhuratë për të kaluar në mënyrë të vyer jetën, dhe informacioni që shkon nga Tirana në kancelaritë e këtyre vendeve është aq e cunguar, e pavërtetë, që të mos nxisë ndjenja demokrate për ata që punojnë në vendet e tyre. Përzgjedhja e tyre është bërë nga Soros, dhe kur vijnë këtu bëhen palë me qeverinë dhe nuk i raportojnë keqbërjet e qeverisë.
Në konferencat e fundit të PPE, ku ka marrë pjesë delegacione të djathta të kohës, njërëzit janë habitur, në shok që këto gjëra kanë ndodhur në Shqipëri. Delegacioni i para një viti, ka qenë nga një njeri i shitur si Lulzim Basha. Nuk raportonin për kanabizimin, shkeljen e të drejtave të njeriut, as për burgosjet politike. Ishin të pa-raportuara, keq-bërjet në ekonomi për çmime 10 herë më të larta të projekteve infrastrukturore.
I kam dërguar letër në 3 faqe, Von der Leyen, Mark Rutte. Si është e mundur që ju si kushtoni vëmendje një anëtari të NATO-s kur ndodhin këto. Edhe logoja me të cilën bëhen takimi politike është përdorur në fushatën elektorale të socialistëve dhe PS. E kanë përdorur si mjet propagandistik dhe ndërhyrje drejtpërdrejtë në politikën e brendshme të këtij vendi, a është shkelje e të drejtës së autorit?