Lajme

Makina përfshihet nga flakët në aksin Lezhë–Shkodër, dyshohet se doli nga rruga – Policia mohon lidhjen me ngjarjen e Laçit

Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e së shtunës në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, pranë fshatit Gocaj. Sipas pamjeve të siguruara nga vendngjarja, makina dyshohet se ka dalë nga rruga dhe më pas është përfshirë plotësisht nga flakët.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale.

Fillimisht, në disa media u aludua se ky automjet mund të ishte i përfshirë në ngjarjen kriminale të ndodhur në Laç, ku mbetën të plagosur pesë persona. Megjithatë, një gjë e tillë është mohuar zyrtarisht nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, e cila e përjashtoi çdo lidhje mes dy ngjarjeve.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e incidentit.

 

https://youtu.be/juuvqJXEGIs?si=jmJCubVWAFBqnw0g

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button