Kosova

Lutfi Haziri akuzon Kurtin për bllokadë të qëllimshme të Kuvendit: “Po synon qëllime të tjera politike”

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka kritikuar ashpër kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, duke e akuzuar se po e përdor ngërçin institucional për përfitime të tjera politike.

Deklarata e Hazirit erdhi pas dështimit të përpjekjes së 50-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, proces ky që tashmë ka hyrë në një fazë të thellë bllokade.

“Kur nuk shfrytëzohet e drejta e partisë së parë për të formuar institucion, nuk shfrytëzohet as e drejta t’i marrin bankat e Parlamentit nga deputetët e tyre,” tha Haziri, duke e konsideruar këtë një papërgjegjësi politike nga ana e VV-së.

Ai paralajmëroi se kjo verë do të jetë e mbizotëruar nga kjo situatë e tensionuar.

“Kemi një lloj kokëfortësie politike në vazhdimësi, për të mbërritur qëllime të tjera politike,” u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se sipas tij, Kurti po ndjek një agjendë të fshehur përmes mbajtjes në krizë të institucioneve.

Ngërçi për konstituimin e Kuvendit ka ngritur shqetësime të mëdha në opinionin publik dhe politik, ndërsa partitë mbeten të ndara për zgjidhjen e krizës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button