KryesoreLajme
Kryesore

Lulzim Basha rikthehet me videomesazh për Ramën: 7×7=313, gropë e madhe kjo Rame!

Kreu i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i është rikthyer postimeve në rrjetin social me video-virtuale që kanë mesazh për kryesocialistin Edi Rama. Ironia me kreun e qeverisë: “Bën sikur nuk dëgjon, sado ta rrotullosh nuk ndryshon joooo. S’ka shqiptar që nuk e di që 7×7=313″.
Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i është rikthyer video-dising me kryesocialistin Edi Rama, duke i dërguar një tjetër mesazh.

Ai ka ironizuar sërish kryeministrin Edi Rama, i cili frazën 7×7=313, në takimet e fundit elektorale, mundohet ta transformojë me pagesën e Berishës për të marrë vizë për në SHBA, kontrata e lobimit 6 mln dollarë e botuar ekskluzivisht edhe nga Report Tv dhe Shqiptarja.com më 26 prill.

Në videon e postuar në rrjetet sociale, Basha i thotë Ramës se “sado që të mundohet ta ndryshojë, llogaritë nuk i dalin as me 6, as me 60, as me 600 milionë”.
Kreu i Demokratëve Euroatlantikë shprehet se “sado që kryeministri bën sikur nuk dëgjon, fraza 7×7=313 mesa duket është ngulitur dhe në kokën e tij pytjen se ku i ka shokët”.

“Është gropë e madhe kjo Rame… Sot nuk ka shqiptar cep në cep të Shqipërisë që nuk e di që 7×7=313”, thotë Basha mes të tjerash në video-postimin e shkurtër në llogarinë e tij personale të rrjetit social Facebook.

Mesazhi i Lulzim Bashës:

“O Rame, sado ta rrotullosh nëpër gojë, 7×7=313 bëjnë Rame. Leri këto 7×7 bëjnë 6, se s’të dalin llogaritë as me 6, as me 60, as me 600 milionë mo Rame. O grop e madhe ajo. E di ti, edhe shokët tek vendi. Cep më cep të Shqipërisë mo Ram t’u shku, pyesin robt: o Rame ku i ke shokët. Ti boje sikur s’dëgjoje mo Ram, po paske degjuar dhe ti. Hajde Rame, 7×7=313”, tha Basha, teksa në fund bën me dorë numrin “4”, që është ai i fletës së votimit të koalicionit që drejton, KEA, për zgjedhjet e 11 majit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button