Luana Vjollca i jep fund lidhjes së re? Detajet që ngrenë dyshime për ndarje nga Drilon Xhepa

Jeta private e moderatores së njohur Luana Vjollca ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë përgjatë gjithë këtij viti. Vetëm muajin e kaluar, u raportua për një lidhje të re dashurie që ajo kishte nisur me biznesmenin Drilon Xhepa — një emër i njohur në rrethet elitare të Tiranës, por që ka preferuar të qëndrojë larg syrit publik.
Dyshimet për këtë histori nisën pas disa postimeve në rrjetet sociale, ku të dy dukeshin në të njëjtin vend, pranë një ndërtese afër Kullës Eiffel. Por duket se romanca e tyre ka zgjatur shumë pak. Aktualisht, Luana dhe Driloni nuk ndiqen më në rrjetet sociale, një detaj që ka ndezur thashethemet për një ndarje të mundshme.
Burime pranë rrethit të tyre pohojnë se Driloni ka fshirë shumë prej ndjekësve të tij në Instagram dhe ka mbetur me një profil minimal, ndjekur vetëm nga 1 person dhe duke ndjekur 3 të tjerë. Ndërsa Luana, e ndjekur nga mijëra fansa, nuk ka bërë asnjë koment publik për situatën.
Nuk dihet ende nëse çifti ka vendosur ta mbajë lidhjen larg vëmendjes për të shmangur zhurmën mediatike, apo nëse gjithçka ka përfunduar brenda një muaji. Kjo lidhje vinte pas ndarjes së bujshme të Luanës nga Krenar Çoçaj, me të cilin kishte një marrëdhënie të gjatë dhe të ndërlikuar prej 8 vitesh.
Pikërisht për këtë ndarje, Luana publikoi një këngë që u përfol gjerësisht si e bazuar në historinë e saj personale. Në një nga netët e “Ferma VIP”, moderatorja bëri një deklaratë që u interpretua si një mesazh për të kaluarën e saj: “Mua njëherë të më provosh, gjithmonë do të më kërkosh”. Edhe pse më pas sqaroi se e kishte fjalën për veten si moderatore, publikun nuk e bindi plotësisht.
Me apo pa një histori dashurie në krah, një gjë mbetet e qartë: Luana di gjithmonë si të mbajë vëmendjen e publikut dhe të jetë kryefjalë e mediave.