Lobimi 6 milionë dollarë i PD në SHBA, Dash Shehi thirrje administratës amerikane: Ndaloni me ligj vendet si Shqipëria, po na rrjepin

Dashamir Shehi nga koalicioni Djathtas për Zhvillim ka komentuar kontratën 6 milionë dollarëshe të Sali Berishës për heqjen e non gratës.
Shehi në një intervistë televizive i bën thirrje administratës amerikane për ndalimin e këtyre lobimeve në vendet e varfëra dhe të vogla sikurse Shqipëria, pasi sipas tij i “rropën popujt e vet”.
“Paskan harxhuar paret kor po t’i kishin hedh te fushata e PD do e ngrinin 6%. Unë do t’i bëja thirrje administratës amerikane dhe presidentit, nëse na dëgjojnë në cepin e botës; Ta ndalojnë këtë punë e lobingjeve për vendet e vogla dhe të varfëra, se i rropën popujt e vet se nuk është vetëm PD që lobon, është e PS dhe ca parti të vogla. Kemi 20 vjet që lobohet merren paret haptas e mbylltas, ca me kontrata e ca pa kontrata. Nuk mund ta blejnë imazhin e Amerikës se është shëmtuar për Amerikën vet. Ata zotërinjtë që e kanë në dorë këtë punë, të bëjnë një ligj që për vendet vogla dhe ato që kanë GDP siç e kemi ne; nën 7 mijë dollarë për frymë të ndalohet lobingu për çështje politike. Unë uroj që të mos jetë i vërtetë si lajm, se do ishte e turpshme nga ana morale. Nga ana pragmatike ti kishin hedh në fushatë”, tha Shehi.