Lista Serbe ankohet në Gjykatën Kushtetuese për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konfirmuar se ka pranuar një kërkesë nga përfaqësuesit e Listës Serbe, e dorëzuar në mënyrë elektronike më 30 gusht, megjithatë nuk është bërë e qartë nëse kjo kërkesë konsiderohet e ligjshme.
Lista Serbe ka njoftuar se ka paraqitur ankesë në Kushtetuese kundër mënyrës së votimit për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit nga komunitetet pakicë gjatë seancës konstituive. Partia serbe e Kosovës, e cila gëzon mbështetje nga Beogradi zyrtar, ka deklaruar se veprimet e kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, përfshirë ndarjen e votimit për nënkryetarët e pakicave dhe përdorimin e shortit për kandidatin serb, përbëjnë “shkelje të rëndë të të drejtave të popullit serb”.
Në një njoftim në Facebook, Lista Serbe ka theksuar se pret nga Gjykata Kushtetuese që të reagojë menjëherë dhe të ndërmarrë masat e nevojshme për mbrojtjen e sundimit të ligjit dhe të drejtave të komunitetit serb sipas aktet juridike në fuqi.
Gjykata Kushtetuese nuk ka dhënë ende koment se si i është referuar Lista Serbe Kuvendit të Kosovës gjatë ankimit.
KosovaPress