Kosova
Limaj mohon takimin me Kurtin: S’ka propozime të reja, opsionet janë të qarta që nga dita e parë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka sqaruar se deri më tani nuk ka ndonjë takim të përcaktuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
“Nuk kemi takim të përcaktuar me z. Kurtin. Nuk ka pasur propozime. Opsionet i kemi të qarta prej ditës së parë, nuk janë të vërteta”, ka deklaruar Limaj për Front Online.
Ai hodhi poshtë çdo spekulim për marrëveshje apo propozime të reja politike, duke theksuar se qëndrimet janë të njohura për të gjitha palët që nga fillimi i procesit.
“Propozimet janë të njohura, edhe të miat edhe të atyre”, theksoi Limaj, duke nënvizuar se nuk ka ndryshime në pozicionet e deritanishme.