KryesoreLajme
Kryesore

Lili Sula: Universitetet shqiptare në pikën më të errët, Rilindja ka tradhtuar të rinjtë dhe arsimin

Kandidatja për deputete dhe drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula tha se universitetet shqiptare janë në pikën më të errët. Në një deklaratë për mediat, kandidatja e Partisë Demokratike në Tiranë ka thënë se universitetet shqiptare janë në pikën më të errët. Ajo shprehet në komunikimin e saj se rrënimi i universiteteve është tradhëtia më e lartë që ‘Rilindja’ i ka bërë vendit. Më tej Sula vijon duke thënë se qeveria nuk dëgjons shqetësimet e studentëve dhe pedagogëve.

Kandidatja për deputete dhe drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula tha se universitetet shqiptare janë në pikën më të errët.

“Degradimi dhe rrënimi i universiteteve është tradhëtia më e rëndë që Rilindja i ka bërë vendit dhe ëndrrës së rinisë për arsim, profesion dhe karrierë profesionale.- u shpreh ajo. Rilindja dhe ministria kanë braktisur studentët e pedagogët. Nuk dëgjojnë, nuk trajtojnë dhe nuk reagojnë ndaj halleve, kërkesave dhe denoncimeve të tyre!”-thotë Sula në fjalën e saj.

Kandidatja e koalicionit PD-ASHMA përmendi rastin e studentëve të programit profesional në Durrës, ‘Menaxhim Transporti Detar/Tokësor’.

“Këta studentë, që kanë përfunduar dhe ata që vijojnë studimet, jo vetëm që nuk punësohen, por, diploma e tyre as nuk merret në konsideratë në procedurat e konkurrimit për një vend pune! Pra, dy vitet e studimit; Dy vitet e shpenzimit financiar hidhen në kosh. Këta studentë, që prej vitit 2024, kanë denoncuar dhe kanë kërkuar nga ministria e arsimit zgjidhjen e këtij problem. Kërkesa e tyre ka gjetur shurdhërinë e ministrisë.”-përfundon Sula.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button