Lajme
Lezhë – Konflikt për motive të dobëta, procedohet penalisht 56-vjeçari

Një konflikt verbal mes dy shtetasve ka çuar në nisjen e procedimit penal ndaj një 56-vjeçari nga fshati Blinisht. Policia njofton se shtetasi A. Sh., dyshohet se ka kanosur dhe fyer shtetasin L. Ll., 40 vjeç, banues në qytetin e Lezhës.
Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa materialet procedurale janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme. Sipas burimeve zyrtare, procedimi ndaj 56-vjeçarit ka nisur në gjendje të lirë.
Policia e Lezhës bën me dije se po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij konflikti.