Kosova

LDK rikandidon Përparim Ramën për kryetar të Prishtinës

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vendosur ta rikandidojë Përparim Ramën për postin e kryetarit të Komunës së Prishtinës në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Kandidatura e Ramës do të zyrtarizohet sonte, në një ceremoni festive që do të mbahet në ora 20:00, te “Amfiteatri” në Pishinën e Gërmisë. Në këtë ngjarje pritet të marrë pjesë edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me zyrtarë të tjerë të partisë.

LDK ka ftuar të gjitha mediet që të jenë prezente dhe të përcjellin nga afër këtë ngjarje, që shënon fillimin e fushatës zgjedhore për kandidatin e saj në kryeqytet.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button