Kosova

LDK-ja zyrtarizon sot kandidatët për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të mbajë sot mbledhjen e Kryesisë, ku pritet të zyrtarizohen kandidatët për kryetarë të komunave në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.

Mbledhja vjen në një fazë të rëndësishme për partinë, e cila po synon të konsolidojë radhët dhe të përgatitet për një garë të fortë zgjedhore në të gjitha komunat e vendit.

Burime brenda LDK-së kanë bërë të ditur se lista e kandidatëve është finalizuar pas një procesi të brendshëm konsultimesh me strukturat lokale dhe qendrore të partisë. Emrat e kandidatëve pritet të shpallen zyrtarisht pas përfundimit të mbledhjes.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button