Lajme

Largohet për në Gjermani, humbet kontakti me 27-vjeçarin nga Korça

Një 27-vjeçar nga Korça ka humbur kontaktet me familjen pasi është larguar drejt Gjermanisë më 13 maj. Ngjarja është bërë e ditur nga e motra e tij, e cila ka depozituar një kallëzim pranë Komisariatit të Policisë Korçë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, shtetasja D. N., 36 vjeçe, banuese në Korçë, ka raportuar zhdukjen e të vëllait, I. X., 27 vjeç, i cili prej tre ditësh nuk është më në kontakt me familjen.

“Në Komisariatin e Policisë Korçë ka kallëzuar shtetasja D. N., 36 vjeçe, banuese në Korçë, se më datë 13.05.2025, është larguar në Gjermani, vëllai i saj, shtetasi I. X., 27 vjeç, banues në Korçë dhe se ka humbur kontaktet me të,” thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

Autoritetet policore bëjnë me dije se janë në ndjekje të rastit dhe po punojnë për të bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e të riut.

Familjarët shprehin shqetësim të madh dhe kërkojnë ndihmën e institucioneve përkatëse dhe kujtdo që mund të ketë informacion për vendndodhjen e të riut.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button