Lara Kolturi vazhdon të përfaqësojë Shqipërinë në ski për sezonin 2025-2026

Një lajm i mirë ka ardhur për sportin shqiptar, pasi Lara Kolturi do të vazhdojë të përfaqësojë Shqipërinë në skijim edhe për sezonin 2025-2026. Pas njoftimit të mëparshëm për dëshirën e skiatores italiane për t’u larguar, Federata Shqiptare e Skive ka njoftuar rinovimin e kontratës me Kolturin për të paktën një vit.
Në njoftimin e Federatës, thuhet se janë duke u finalizuar detajet e kontratës dhe se Lara Kolturi do të vazhdojë të garojë me ngjyrat kuqezi. “Një lajm i mirë për Shqipërinë dhe Federatën Shqiptare të Skive. I urojmë Larës suksese në shkollë këto ditë, pasi përveç sportit, Lara mbyll këtë vit studimet e shkollës së mesme. Suksese Larës dhe Shqipërisë në Lojërat Olimpike,” – theksohet në njoftim.
Lara Kolturi, një nga talentet më të shquara të skijimit shqiptar, ka bërë një hap të rëndësishëm drejt vazhdimësisë së karrierës së saj dhe është e gatshme për sfidat e reja në arenën ndërkombëtare.