Sport

Laporta shpërthen pas eliminimit të Barcelonës: Nuk jemi në finalen e Mynihut për shkak të arbitrave

Pas një mbrëmjeje dramatike në “San Siro”, ku Barcelona u eliminua nga Interi në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, presidenti i klubit katalanas, Joan Laporta, ka reaguar me tone të forta kundër arbitrimit.

Në një deklaratë për mediat, Laporta tha: “Ne nuk jemi në finalen e Mynihut, në thelb, për shkak të vendimeve të arbitrave që ishin kundër nesh. Por do të reagojmë në fushë dhe do të kthehemi edhe më të fortë”.
Presidenti i Barcelonës iu referua veçanërisht situatës së diskutueshme me Lamine Yamal, ku ndërhyrja në kufi të zonës nuk u vlerësua si penallti, ndonëse shumë analistë dhe ish-gjyqtarë kanë sugjeruar të kundërtën.

Laporta shtoi se Barcelona nuk do të kërkojë justifikime, por do të mbrojë me vendosmëri interesat e klubit, ndërsa përqendrohet në sfidën e radhës, një “El Clasico” vendimtar ndaj Real Madridit, ku fitorja do të ishte reagimi më i mirë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button