Kosova

Lajm i mirë nga Gjermania: Arta Hajzeraj, 13-vjeçare, është kthyer në shtëpi shëndosh e mirë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka konfirmuar sot lajmin e shumëpritur për kthimin e sigurt të Artës Hajzeraj, 13-vjeçare, e cila tashmë ndodhet pranë familjes së saj.

Lajmi u bë i ditur përmes një bisede telefonike midis babait të Artës dhe Ambasadorit të Kosovës në Gjermani, z. Faruk Ajeti, i cili njoftoi publikun përmes një deklarate zyrtare të Ambasadës.

“Ambasada shpreh mirënjohje të thellë për të gjithë qytetarët që treguan solidaritet, gatishmëri dhe përkrahje gjatë kësaj periudhe të vështirë për familjen Hajzeraj,” thuhet në njoftim.

Një falënderim i veçantë iu drejtua edhe autoriteteve policore në Zwickau për angazhimin profesional dhe bashkëpunimin e ngushtë që çoi në gjetjen e Artës.

Ambasada ka theksuar se është tejet e lumtur që gjithçka përfundoi me sukses dhe se Arta është sërish në shtëpi, në gjirin e familjes së saj.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button