Kosova

Laert Vasili nderohet nga Kisha Ortodokse në Kosovë – Historiani reagon: “Kosova është shtet laik”

Aktorit të njohur nga Shqipëria, Laert Vasili, i është ndarë një titull fetar nga Kisha Ortodokse në Kosovë, si vlerësim për kontributin e tij të vazhdueshëm në mbështetje të kësaj kishe.

Lajmin e ka konfirmuar At Nikollë Xhufka gjatë një interviste në emisionin “Kosova Today”, ku theksoi se nderimi për Vasilin është bërë për arsye të angazhimit të tij të hershëm dhe të qëndrueshëm.

“Zoti Vasili është një ndër artistët e vetëm që ka ndihmuar Kishën në Kosovë që nga themelimi i saj”, deklaroi ai, duke shtuar se Kisha Ortodokse e nderon gjithmonë ata që japin ndihmë konkrete dhe shpirtërore.

Ndërkohë, këtë akt nuk e kanë parë të gjithë me sy pozitiv. Historiani Azdren Shala ka komentuar vendimin, duke theksuar mungesën e një iniciative të tillë nga ana e institucioneve shtetërore. Sipas tij, arsyeja që shteti nuk ndërhyn në çështje të tilla lidhet me karakterin laik të Republikës së Kosovës.

“Kosova është shtet laik dhe si i tillë nuk merr pjesë në aktivitete apo nderime me karakter fetar, pavarësisht kontributit të individëve në komunitete të caktuara,” u shpreh Shala.

Nderimi ndaj Vasilit ka ngjallur diskutime në opinionin publik, veçanërisht në kontekstin e ndjeshmërisë që ekziston rreth rolit të komuniteteve fetare në jetën publike të vendit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button