Kosova

Kusari-Lila: Gjykata Kushtetuese nuk evidentoi shkelje – mund të merret mandati i 120 deputetëve nëse s’konstituohet Kuvendi

Deputetja e zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës se Gjykata Kushtetuese nuk ka evidentuar asnjë shkelje sa i përket procesit të konstituimit.

Ajo ka paralajmëruar se moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit 30-ditor të përcaktuar nga Kushtetuesja mund të sjellë pasoja serioze ligjore, përfshirë edhe marrjen e mandateve të të gjithë deputetëve të zgjedhur.

“Jemi të vetëdijshëm që pasojat juridike mund të pasojnë pas kalimit të këtij afati. Nuk ka ndodhur më parë që në një legjislaturë të merret mandati i të gjithë deputetëve, por janë 120 deputetë të legjislaturës së nëntë të cilëve mund t’u merret mandati për t’u zëvendësuar me deputetë të tjerë nga listat. Kjo mund të jetë njëra prej pasojave të mundshme,” tha Kusari-Lila.

Deklarata e saj vjen në një kohë tensionesh politike dhe pasigurie rreth formimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të fundit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button