Kosova
Kurti takon kongresistin amerikan Ritchie Torres në SHBA

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, është takuar me kongresistin amerikan Ritchie Torres.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Kurti ka theksuar mbështetjen e fuqishme të Torres ndaj Kosovës, duke e cilësuar atë si një aleat të rëndësishëm në rrugën demokratike dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
“Një kënaqësi të takohem me kongresmenin @RitchieTorres. Ritchie, një zë i fuqishëm në mbështetjen e përparimit demokratik dhe ekonomik të Kosovës. Diskutuam ambiciet tona për t’u bashkuar me NATO-n dhe BE-në, sektorin premtues të teknologjisë së vendit dhe investimet e ardhshme në infrastrukturë,” ka shkruar Kurti.



