Kosova
Kurti shmang pyetjet për respektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese pas Konferencës së Ambasadorëve

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve lidhur me respektimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit. Ai deklaroi se nuk ka kohë për t’u prononcuar, duke arsyetuar se kishte një takim tjetër.
Kurti u pyet menjëherë pas daljes nga Konferenca e Ambasadorëve, por shmangu përgjigjen, duke lënë të hapur dilemat rreth qëndrimit të tij ndaj vendimit të Kushtetueses.