Kurti pret studentë ndërkombëtarë: Kosova, shembull i progresit ekonomik dhe demokratik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në një takim disa studentë të huaj nga universitete prestigjioze evropiane, në kuadër të një vizite studimore në vendin tonë. Lajmin e ka bërë të ditur Zyra për Media e Qeverisë së Kosovës përmes një komunikate zyrtare.
Sipas njoftimit, në takim me studentët nga Universiteti francez Sciences Po, Universiteti i Humboldt në Gjermani, Universiteti i Shkupit dhe Universiteti i Ri i Bullgarisë, Kurti ka folur për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe ka theksuar sukseset e Qeverisë së tij.
“Kosova është dëshmi se zhvillimi ekonomik dhe progresi demokratik mund të ecin së bashku”, është shprehur Kurti, duke nënvizuar se vendi ka shënuar një rritje ekonomike mesatare prej 6% në katër vitet e fundit.
Ai shtoi se Kosova ka përparuar në mënyrë të dukshme edhe në indekset ndërkombëtare që matin nivelin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut.
Vizita e studentëve nga këto universitete vjen në kuadër të programeve ndërkombëtare për shkëmbim akademik dhe hulumtim të politikave publike në rajonin e Ballkanit.