
Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar 27-vjetorin e masakrës në Lubizhdë të Hasit, duke rikujtuar ngjarjet e 12 prillit 1999.
Ai tha se forcat serbe rrethuan civilët dhe “pas ndarjes së burrave nga familjet, filluan torturat dhe ekzekutimet”.
Sipas tij, të mbijetuarit kanë dëshmuar për “barbarinë e krimeve shtetërore”, përfshirë tortura, dhunë dhe dëbime.
Kurti theksoi se gjatë atyre ditëve u vranë 40 civilë shqiptarë të paarmatosur.
Në përballje me forcat serbe, ai shtoi se ranë dëshmorë edhe 14 luftëtarë të UÇK-së.
Ai vlerësoi sakrificën e tyre si “themeli i lirisë dhe shtetndërtimit”.
Në fund, Kurti u shpreh: “Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të rënë për lirinë e atdheut”.



