Kosova

Kurti paralajmëron konferencë për media pas dështimit të 50-të për konstituimin e Kuvendit

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të mbajë sot një konferencë për media, duke filluar nga ora 15:00, në ndërtesën e Qeverisë.

Lajmi është bërë i ditur nga Zyra e Kryeministrit (ZKM), megjithatë pa dhënë detaje lidhur me temën apo arsyen e kësaj dalje publike.

Kjo konferencë vjen në një moment kritik për vendin, pasi sot ka dështuar për herë të 50-të përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Afati kushtetues për formimin e institucioneve të reja përfundon më 26 korrik, duke shtuar presionin mbi klasën politike për të gjetur një zgjidhje.

Nuk dihet ende nëse Kurti do të adresojë zhvillimet e fundit politike, por pritet që dalja e tij publike të sjellë qëndrime të reja në lidhje me bllokadën institucionale që po kalon vendi.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button