Kurti: “Një herë Kuvendi, pastaj Qeveria” – nesër tentativa e nëntë për konstituimin e Kuvendit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se para se të diskutohet për formimin e qeverisë së re, duhet të konstituohet Kuvendi i Republikës. “Një herë Kuvendi, pastaj qeveria,” u shpreh ai të mërkurën në Istog, gjatë një aktiviteti ku vendosi gurthemelin e projektit për banim të përballueshëm dhe social në këtë komunë.
Deklarata e Kurtit erdhi në një prononcim për “Istogu Channel”, ndërsa ishte i shoqëruar nga ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, si dhe kryetari i Istogut, Ilir Ferati.
Nesër pritet të mbahet tentativa e nëntë për konstituimin e Kuvendit, pasi në gjashtë seanca të kaluara Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur të sigurojë votat e nevojshme për zgjedhjen e Albulena Haxhiut si kryetare e Kuvendit. Gjatë shtatë tentativave, VV ka marrë 57 vota, ndërsa në seancën e fundit, vetëm 54.
Kurti deri më tani ka shmangur dhënien e një përgjigjeje të qartë lidhur me hapat e ardhshëm për formimin e institucioneve të reja.