Kosova
Kryesore

Kurti mirëpret ambasadoren e re të Finlandës në Kosovë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot ambasadoren e re të Finlandës në vend, Eevamari Laaksonen, duke i uruar mirëseardhje dhe suksese në detyrën e re.

Në takim, Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës ndaj Kosovës, që nga periudha para shpalljes së pavarësisë, gjatë saj dhe pas saj. Ai vlerësoi kontributin e Finlandës përmes agjencisë FINNIDA, si dhe përkrahjen në rrugëtimin euro-atlantik të vendit.

Kryeministri theksoi progresin demokratik dhe ekonomik të Kosovës, duke e cilësuar si një nga demokracitë më të avancuara në Ballkanin Perëndimor dhe si një vend të përafruar plotësisht me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian.

Gjithashtu, Kurti falënderoi Finlandën për mbështetjen në shtet-ndërtim dhe forcimin e institucioneve demokratike, duke shprehur përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në fushat e edukimit, inovacionit, teknologjisë, si dhe mbrojtjes dhe sigurisë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button