Kurti: Gjyqtari Radomir Llaban rrezik për rendin kushtetues, kritika për mosveprimin e presidentes Osmani dhe Gjykatës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, reagon pas tërheqjes së kërkesës nga presidentja Vjosa Osmani në Gjykatën Kushtetuese, duke përmendur gjyqtarin Radomir Llaban si një “rrezik për rendin kushtetues”.
Kurti theksoi se Llaban kishte aplikuar për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, por që atëherë nuk ishte ndërprerë procesi, pavarësisht paralajmërimeve nga deputetja Albulena Haxhiu, e cila në emër të Grupit Parlamentar i kishte shkruar Zyrës së Presidentit për shqetësimet lidhur me të.
“Sipas informacioneve nga institucionet e sigurisë, ai konsiderohet i papërshtatshëm për të gjykuar çështje kushtetuese. Është absurde që dikush i tillë të marrë pjesë në vendime që ndikojnë në rendin tonë kushtetues,” tha Kurti.
Ai kritikoi mosveprimin e presidentit dhe kryetares së Gjykatës Kushtetuese në vitin 2018, të cilët nuk ndërhynë për të ndaluar procesin e emërimit të Llabanit.
Ky reagim vjen në një moment kur Gjykata Kushtetuese është në qendër të vëmendjes lidhur me çështje të rëndësishme kushtetuese në vend