Lajme

Kursi i këmbimit valutor për 2 maj 2025: Euro dhe dollari me luhatje të lehta

Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme shënon luhatje të lehta në tregun shqiptar, ku monedhat kryesore ndërkombëtare si dollari amerikan, euro dhe franga zvicerane kanë pësuar ndryshime të vogla në krahasim me ditët e mëparshme.

Dollari amerikan blihet sot me 86.3 lekë dhe shitet me 87.5 lekë, ndërsa euro këmbehet në blerje me 98.2 lekë dhe në shitje me 99 lekë.

Nga ana tjetër, franga zvicerane blihet me 104.3 lekë dhe shitet me 105.3 lekë, ndërsa paundi britanik regjistrohet më i fortë, duke u blerë me 115 lekë dhe u shitur me 116.2 lekë.

Edhe dollari kanadez vijon të ruajë stabilitetin, duke u këmbyer në blerje me 62.5 lekë dhe në shitje me 63.7 lekë.

Lëvizjet në kursin e këmbimit ndikohet nga faktorë të ndryshëm si zhvillimet ekonomike ndërkombëtare, tregtia, dhe politikat monetare. Ekspertët këshillojnë qytetarët dhe bizneset që të monitorojnë çdo ditë këto ndryshime për të marrë vendime të informuara gjatë transaksioneve financiare.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button