Lajme
Kurbin: Sasi eksplozivi gjetur në ambientet e jashtme të një lokali, policia heton rastin

Një sasi lënde eksplozive është gjetur në ambientet jashtme të një lokali në pronësi të shtetasit I. N., 52 vjeç, në Kurbin. Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja është konstatuar rreth orës 11:10, kur pronari ka pikasur një kallëp dyshuar me lëndë plasëse dhe një sasi lënde djegëse.
Pas njoftimit të bërë menjëherë, ekspertët xhenierë kanë arritur në vendngjarje dhe kanë nisur veprimet për çaktivizimin e sasisë së eksplozivit. Grupi hetimor ka filluar punën për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorin apo autorët që vendosën lëndën plasëse në këtë zonë.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij akti dhe për të siguruar prova që mund të çojnë në zbulimin e përgjegjësve.