KryesoreLajme
Kryesore

Kujtim Cakrani: Zgjedhjet në Shqipëri, “Terror elektoral” nën regjim autokratik

Avokati Kujtim Cakrani ka kritikuar ashpër klimën politike dhe procesin zgjedhor në Shqipëri, duke e krahasuar me praktikat e regjimeve autokratike.

I ftuar në SYRI TV, Cakrani ngre alarmin për atë që e cilëson si “terrorizëm elektoral”, ku sipas tij, institucionet shtetërore janë shndërruar në mjete të presionit politik dhe frikësimit të votuesve.
Kujtim Cakrani: Në autokraci kam thënë se nuk ka asgjë tjetër, përveçse fiton autokrati. Unë e kam thënë që këto zgjedhjet e djeshme, kanë qenë pak, po pak më të mira se ato të 1945. Nuk ka patur asnjë ndryshim. Ka patur dhunë psikologjike, ka patur një terror të jashtëzakonshëm. Unë e kam cilësuar dhe vazhdoj të them që është një terror-terrorist elektoral që kanë lëvizur në çdo qark, në çdo bashki, në çdo qendër votimi.

Opozita shqiptare, në kushtet që është ku ka një bandë të tërë që është me 13 mijë policë në Policinë e Shtetit. Ku ka një bandë, ku është Drejtoria e Tatimeve. OSHEE një bandë më vete. Ministria e Infrastrukturës që është banda më e madhe në vend që drejtohet nga një kryebandite që është në gjurmët e gjyshit të saj Beqirit, që është Belinda Balluku. Dhe çfarë janë të gjitha këto institucionet që kanë shumë punonjës, janë kthyer në banda dhe këtyre i përgjigjet vetëm me forca paramilitare se ndryshe nuk bën dot zgjedhje të lira.

Vuçiçi dhe Edi Rama, opozitat kanë vendosur t’i lënë me 30% dhe ti thonë Evropës, ja kaq janë, ne jemi shumica dhe kështu me radhë.

Është e pamundur që në autokraci të bësh zgjedhje të lira. Nuk ka asnjë mundësi dhe këtë nuk e them unë. E thonë analistët, e thonë politologët. Në regjime, nuk behen. Kaq e mban Vuçiçi, kaq e mban dhe Putini, kaq i mbajnë të gjithë autokratët dhe kaq i mbajnë opozitat. Kaq ka vendosur ta mbajë edhe Edi Rama opozitën shqiptare. Kjo është e gjitha.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button