Kosova
Kryesore
Kufiri i Bërnjakut: Sekuestrohet vulë e strukturave paralele në automjet me targa serbe

Njësitë policore në pikën kufitare të Bërnjakut kanë ndaluar mbrëmë një automjet me targa të Serbisë. Kontrolli i detajuar ka zbuluar dhe sekuestruar një vulë të strukturave paralele, e shkruar në gjuhën serbe.
Drejtuesi i automjetit, shtetas i Serbisë, është intervistuar nga policia dhe më pas është liruar me vendim të prokurorit kompetent, sipas procedurës së rregullt.
Rasti është kualifikuar si “Prodhimi dhe përdorimi i shenjave të etiketimit, masave dhe peshave të rreme”, ndërsa hetimet vijojnë nga njësitë përkatëse policore.